Vllaznia U-19 ka përmirësuar rezultatet e saj.

Shkodranët kanë marrë një fitore në shifrat 2-1 në transfertë me ekipin e Portos. Kjo fitore për 19 vjeçarët e Vllaznisë bën që të mbajnë vendin e parë në renditje të shkëputur nga ekipet e tjera që i ndjekin pas. Natyrisht që nuk ka qenë një sfidë e lehtë për Vllazninë. Fillimisht kuqeblutë janë ndëshkuar në minutën e 35’ me një gol të Danaj duke kaluar Porton në avantazh. Ende pa mbaruar pjesa e parë është Palushani për kuqeblutë 19 vjeçar që sjell barazpeshën në 1-1. 45 minutat e parë mbyll në barazim me nga një gol për secilën skuadër. Të dy ekipet bëjnë disa zëvendësime për të freskuar lojën e tyre në kërkim të fitores. Vllaznia është ekipi që tregohet më i kujdesshëm dhe tenton më shumë drejtë portës kundërshtare për të marrë fitoren. Shkodranët gjejnë golin e avantazhit në minutat e fundit. Është Denis Miloti ai i cili në minutën e 88’ shënon golin e dytë për ekipin e tij. 19 vjeçarët shkodran arrijnë të fitojnë kështu me rezultatin e ngushtë 2-1 në fushën e Portos. Pas kësaj fitoreje Vllaznia U-19 shkon në kuotën e 45 pikëve. Shkodranët ndiqen nga dy ekipet e kryeqytetit Partizani dhe Tirana me nga 42 pikë secila. Pavarësisht se momentalisht shkodranët mbajnë vendin e parë në renditje ka ende kohë deri në fund. Këto tre ekipe do të luftojnë për të kapur dy prej vendeve të para dhe për të shkuar më pas në Play Off ku edhe diskutohet titulli kampion, trofe të cilin Vllaznia U-19 synon ta fitojë këtë sezon.

Artikulli paraprakNIS PËRDORIMI I PATENTAVE TË REJA
Artikulli tjetërVJEDHJA E BSH, DËNOHET ME 2 VJET BURG, ISH-INSPEKTORJA E PËRGJITHSHME