29 futbollistë kanë udhëtuar me Vllazninë drejt Ulqinit në fazën përgatitore që do të zhvillohet atje për 10 ditë me radhë.

Një ditë pas nisjes drejt Malit të Zi është zbuluar edhe lista e lojtarëve të grumbulluar me klubin kuqeblu. Përveç lojtarëve të ekipit të parë ka edhe futbollistë të Vllaznia B dhe akademisë që janë grumbulluar nga trajneri Armando Cungu. Në këtë mënyrë nga portierët janë grumbulluar Andrea Dragojeviç, portieri i dytë Arlind Selimaj ndërsa është rikthyer Alen Sherri pas një prove të zhvilluar në Itali. Në mbrojtje të grumbulluar janë Olsi Gocaj, Antonio Marku, Endri Vrapi, Ditmar Bicaj, Stefan Cicmil, Erdenis Gurishta, Denis Pjeshka.

Në mesfushë kanë udhëtuar me kuqeblutë Ndriçim Shtubina, Ardit Krymi, Florind Bardulla, Arsid Tafili, Arlind Kalaja, Erald Çinari, Uendi Vecaj, Arsid Kruja, Arsen Hajdari, Denis Dyca, Ambroz Kapaklija. Në sulm të grumbulluar me Vllazninë janë Brunild Pepa, Rubin Hebaj, Arenc Dibra dhe Bekim Erkoçeviç. Nga akademia dhe Vllaznia B me skuadrën e parë ndodhen në Ulqin edhe lojtarët Dolajd Pusi, Denis Miloti, Amenis Kukaj dhe Denis Bala që përmbyllin kështu listën prej 29 lojtarëve. Kësaj liste të përzgjedhur nga stafi teknik në ditët në vijim pritet që t’i shtohen edhe lojtarë të tjerë që mund të provohen në skuadrën kuqeblu për të parë më pas mundësinë e përforcimit të ekipit.

Nga sa mësohet drejtuesit e klubit Vllaznia janë duke bërë disa lëvizje edhe pse emrat e lojtarëve me të cilët po bisedohet nuk bëhen të ditur deri në momentin që të arrihet ndonjë marrëveshje. Deri në këto momente tek Vllaznia janë dy të larguar, Hoxha dhe Weitzer ndërsa është rikthyer Hajdari. Këto janë lëvizjet e vetme teksa pritet që në ditët në vazhdim të ketë futbollistë të tjerë në ekip.

Lojtarët e grumbulluar me Vllazninë:

Portierë:

Andrea Dragojeviç
Arlind Selimaj
Alen Sherri

Mbrojtës: Olsi Gocaj
Antonio Marku
Endri Vrapi
DitmarBicaj
Stefan Cicmil
Erdenis Gurishta
Denis Pjeshka

Në mesfushë:
Ndriçim Shtubina
Ardit Krymi
Florind Bardulla
Arsid Tafili 
Arlind Kalaja
Erald Çinari
Uendi Vecaj
Arsid Kruja
Arsen Hajdari
Denis Dyca
Ambroz Kapaklija

Në sulm:
Brunild Pepa
Arenc Dibra
Rubin Hebaj
Bekim Erkoçeviç

Nga akademia dhe Vllaznia B:

Dolajd Pusi
Denis Miloti
Amenis Kukaj Denis Balaj

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR STREHON 4 TË PASTREHË
Artikulli tjetërAPELI LË NË BURG, ERGYS FASLLINË