Arsen Hajdari, mesfushori i avancuar ka hedhur firmën me Vllazninë në kontratën që do ta mbajë të lidhur me ekipin e vendlindjes për 1 vit e gjysëm.

Ky përforcim është zyrtarizuar pak para nisjes së grupit të futbollistëve nën drejtimin e trajnerit Armando Cungu drejt Ulqinit ku do të zhvillohet faza përgatitore e dimrit. Hajdari u largua nga Vllaznia në verën e vitit 2015 dhe që atëherë ka qanë pjesë e skuadrës së Besëlidhjes. Tashmë me kthimin e tij në ekipin ku u formua, 27-vjeçari do kërkojë të shndërrohet edhe njëherë në një element të rëndësishëm. Shkodrani erdhi në kohën e ish-trajnerit Rudi Vata tek Vllaznia nga ekipi i Adës teksa shkëlqeu por pas një momenti jo të mirë të tij u larguar tek lezhjanët e Besëlidhjes.

Mesfushori rikthehet sërish në Shkodër duke firmosur kështu për klubin kuqeblu. Prej ditësh Hajdari është stërvitur fillimisht me Vllazninë B në fund të 2016-ës dhe më pas në ditët e para të këtij viti kaloi tek ekipi i parë. Trajneri Armando Cungu e ka vlerësuar gjithnjë si një futbollist që i vlen Vllaznisë duke bërë që klubi sëbashku me mesfushorin të gjejnë akordin dhe të arrihet zyrtarizimi. Hajdari ashtu si pjesa tjetër e lojtarëve është nisur drejt Ulqinit në fazën përgatitore.

Vllaznia është edhe në kërkim të lojtarëve të tjerë për përforcime edhe pse mbetet e vështirë për shkak se nuk ka element cilësor ndërsa edhe financat nuk favorizojnë ardhjen e lojtarëve tek skuadra shkodrane.

Artikulli paraprakTULA: SKEME E RE EDHE PËR PAAFTËSINË, FUND ABUZIMIT
Artikulli tjetërHELIKOPTERI SHPETON TRE TE BLLOKUAR NE PUKE