Vllaznia vazhdon t’i besojë shumë elementëve të rinj.

Sot, klubi shkodran ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me Rejan Alivoda, 19 vjeçari që vjen nga ekipi i të rinjve.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë që tashmë pjesë e tij edhe zyrtarisht është futbollisti 19 vjeçar Rejan Alivoda. Kapiteni i ekipit tonë të të rinjve ka firmosur një kontratë 3 vjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për 2 vite të tjera.KF Vllaznia i uron atij sa më shumë suksese me fanellën kuqeblu!” – shkruan klubi.

Synimi i Vllaznisë është fitimi i kampionatit në sezonin që po vjen.

Artikulli paraprakEMËROHEN 12 NËNKOMISARË TË RINJ NË DVP SHKODËR, GLEDIS NANO: BËHUNI PALË ME LIGJIN DHE JO ME KRIMIN!
Artikulli tjetërLISTA E SHQIPTARËVE TË VRARË NË UKRAINË, JA SI I KOMENTON RAMA SHIFRAT E TË RËNËVE QË PUBLIKOI AMBASADA E RUSISË