Një 51 vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se ka mashtruar qytetarë të ndryshëm. U premtonte një vend pune në institucione shtetërore dhe private në këmbim të parave.

Për 6 muaj Bukuroshe Kola dyshohet se ka mashtruar rreth 15 shtetas duke i’u marrë një shumë të konsiderueshme parash, në total 40.000 euro, me premtimin se do t’iu siguronte një vend pune në institucione shtetërore edhe në kompani private.

“Nga hetimet e mëtejshme të kryera nga Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar shtetësja Bukuroshe Kola, ka rezultuar se gjatë periudhës kohore, Dhjetor 2016 – Maj 2017 ka mashtruar rreth 15 shtetas duke i’u marrë një shumë të konsiderueshme parash, në total 40.000 euro, me premtimin se do t’iu siguronte një vend pune në institucione shtetërore edhe në kompani private” informon policia e shtetit Operacioni është koduar ”Mashtrimi i Fundit” dhe policia e Vlorës njoftoi sot për arrestimin e 51 vjeçares me banim në Vlorë e cila ishte shpallur në kërkim. Kola dyshohet se ka konsumuar veprën penale ”Mashtrimi, më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda”, parashikuar nga neni 143/2/3 i Kodit Penal, për të cilën ka marrë edhe masën e sigurisë ”Arrest në burg”, prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me numër Vendimi Penal 258 datë 28.07.2015.

Artikulli paraprakDEMIRAJ : UNË DHE RAMA KEMI 124 EMRAT E TRAFIKANTËVE
Artikulli tjetërALARMI FALS PËR BOMBË NË PORTIN E DURRËSIT TMERRON UDHËTARËT