Në kuadër të aksionit “Siguria e jetës”, policia bashkiake e Vlorës ka bllokuar tre plazhe përgjatë Lungomares.

Shkak për këtë është bërë mungesa e vrojtuesve në plazheve dhe vendosja e kufinjëve në det për sigurinë.

Të tre plazhet private të bllokuar nuk kishin lidhur kontrata dhe nuk kishin punësuar roje bregdetare.

Nënkryetari i Bashkisë Vlorë, Shkëlqim Rama është shprehur se policia bashkiake ka ngritur task-forcë për çështjen e sigurisë në plazhe.

Nga ana jonë nuk do të ketë asnjë tolerim për plazhet që nuk respektojnë rregullat për sigurinë e pushuesve të tyre. Plazhet që u mbyllën ishin pa roje bregdetare pra nuk i plotësonin këto kushte sigurie.

Që nga hapja e këtij sezoni, në plazhe kanë humbur jetën plot tetë persona; kater prej tyre në Durrës ndërsa pjesa tjetër në plazhet e tjera.

Si njëra prej masave parandaluese për ngjarje të tilla është menduar prania e rojave bregdetare. Por shumica e plazheve publike dhe private kanë probleme me këtë proces, pasi kullat vrojtuese vazhdojnë të jenë bosh.

Bashkia e Vlorës është bërë i pari qytet bredgetar që ndërmerr një hap të tillë për sigurinë e pushuesve të tij. Shembull ky që pritet të ndiqet edhe nga qytetet e tjera bregdetare.

Artikulli paraprakHAZARD APO NEYMAR? JA KË DUAN TIFOZËT E REAL MADRID PËR TË QENË TRASHËGIMTARI I RONALDO-S
Artikulli tjetërNISMA E MANASTIRLIUT PËR VIZITA E SYZE FALAS, PAS TIRANËS, PËRFITOJNË EDHE BANORËT E SHTËPISË SË TË MOSHUARVE NË SHKODËR