Një adoleshent ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të dyshuar si autorë të vjedhjes së një zyre noteriale.

Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin E. S, 14 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim D.SH, 17 vjeç. Ngjarja për të cilën akuzohen dy të miturit mësohet se ka ndodhur me datë 02.01.2017, në lagjen nr 1 në Pogradec. Sipas policisë “dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, kanë vjedhur një shumë parash, në një zyrë noteriale”. Policia po punon për kapjen e 17-vjeçarit të shpallur në kërkim, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

Artikulli paraprakEURO DHE DOLLARI “NISIN GARËN”, VITI 2017 BARAZON MONEDHAT
Artikulli tjetërKUR FOSHNJA E PARË NË 2017-ËN LINDET NGA FOSHNJA E PARË E 1980-ËS