Policia e Korçës ka bërë pubilk aksionin e saj të fundit. Eshtë arrestuar një 41 vjeçar i akuzuar për vjedhje të materialeve të ndertimit në një lagje te ketij qyteti.

Në njoftimin e policisë thuhet se: Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit, Leonard Milori, 41 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 29.01.2018, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur disa materiale ndërtimi në lagjen nr 7 në Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Vjedhja”

Artikulli paraprak50 PLUMBA DREJT BANESËS SË NJERIUT TË ALDO BARES
Artikulli tjetërKËRKONIN GRABITËS, POLICIA GJEN 1 KUINTAL DROGË SHQIPTARE