Vllaznia në volejboll për femra pothuajse është eleminuar nga Kupa e Shqipërisë në fazën kualifikuese duke mos arritur që të shkojë në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Vajzat shkodrane humbën 1-3 në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj ekipit të Barleti Volej duke bërë që Barleti të sigurojë gjysmëfinalen e Kupës bashkë me Mirditën që kryeson grupin.

Vllaznia kishte objektiv kualifikimin në gjysmëfinale por nuk ia doli pasi humbi këtë ndeshje direkte me Barletin, humbje që sipas trajnerin Mark Kroqi erdhi nga gabimet e shumta të skuadrës së tij

Trajneri Kroqi foli edhe për largimin e volejbollistes Amela Qershia drejt Amerikës duke thënë se i prish punë Vllaznisë sepse është një nga lojtaret kryesore të ekipit

Trajneri i Barletit Artan Pogoni u shpreh se nuk ishte një fitore e lehtë përballë një rivali si Vllaznia

Vllaznia humbi 15-25 setin e parë ndërsa u mund edhe në setin e dytë. Vajzat shkodrane tentuan ta kthejnë lojën duke fituar 25-18 setin e tretë por nuk shkojnë më shumë sepse Barleti luan më mirë edhe në setin e katërt duke e fituar 25-13 dhe krejt ndeshjen 3-1, fitore që i siguron kualifikimin në gjysmëfinale vajzave kryeqytetase.

Artikulli paraprakSHKODËR, INVALIDËT: S’KA INFRASTRUKTURË, RREZIKOJMË JETËN
Artikulli tjetërINFO PLUS – 12.12.2019