Vllaznia në volejboll per femra e ka nisur me fitore kampionatin kombëtar. Vajzat kuqeblu në javën e parë mundën me rezultatin e pastër 3-0 ekipin e Barleti Volej, ndeshje e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Vajzat shkodrane dominuan plotësisht në këtë sfidë duke arritur që të fitojnë këtë përballje të rëndësishme. Kjo fitore në këtë fillim kampionati sipas trajnerit të Vllaznisë Dorjan Tafa vlen më shumë për anën morale dhe objektivat që Vllaznia ka për fitimin e trofeve.

Vllaznia fitoi 25-14 setin e parë, 25-21 setin e dytë dhe 25-23 setin e tretë duke siguruar kështu fitoren 3-0 ndaj Barleti Volej. Vllaznia këtë sezon është një ekip i ndërtuar nga fillimi me volejbolliste me eksperiencë por edhe vajzat e reja shkodrane që me presidentin Florian Zekaj në krye dhe stafin teknik synojnë fitimin e trofeve këtë sezon

Artikulli paraprakARREST ME BURG PËR DY PUNONJËSIT NË BURGUN E REÇIT
Artikulli tjetërVOLEJBOLLISTET E VLLAZNISË: SYNOJMË FITIMIN E TROFEVE