Vllaznia e volejbollit të femrave ka fituar edhe ndeshjen e dytë të fazës play-off ndaj Barletit dhe ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinale të kampionatit kombëtar, ku do të ndeshet me kampionen në fuqi të vendit, Skënderbeun. Pas fitores 3-2 në kryeqytet në ndeshjen e parë, dueli i dytë në “Qazim Dervishi” ka qenë më i lehtë për vajzat shkodrane. Vllaznia arriti të fitojë tre sete në shifrat 30-28, 25-18, 25-20 dhe më pas edhe krejt ndeshjen me rezultatin e pastër 3-0, duke u kualifikuar në këtë mënyrë në gjysmëfinale të kampionatit.

Kjo arritje ka lumturuar mbi të gjitha trajneren Nora Deda, e cila ka kaluar një sezon shumë të vështirë dhe për këtë arsye gjatë intervistës pas fitores ndaj Barletit, në sytë e saj nuk kanë munguar as lotët e gëzimit.

Edhe drejtori teknik i Barletit, Artan Pogoni, tha se Vllaznia e meritoi fitoren dhe kualifikimin.

Në këtë mënyrë, me dy fitore në dy ndeshje, Vllaznia kualifikohet për në turin gjysmëfinal, ku do të ndeshet me ekipin e Skënderbeut.

Artikulli paraprakTRAJNERI OSMANI: ME PARTIZANIN NDESHJE PRESTIGJI
Artikulli tjetër“TË MARTËN NË SUPERMARKET”