Vllaznia në volejboll për meshkuj ka marrë një fitore të rëndësishme në këtë javë. Shkodranët në përballjen e luajtur në palltin e sportit “Qazim Dervishi” kanë fituar 3-2 ndaj Tiranës.

Ka qenë një sfidë e vështirë për kuqeblutë por që në fund kanë arritur që ta fitojnë ndaj një ekipi të mirpërgatitur si Tirana.

Setin e parë e fitojnë miqtë në shifrat 29-27 por Vllaznia barazon menjëherë në 1-1 pasi fiton setin e dytë 25-20. Shkodranët fitojnë edhe setin e tretë kësaj herë 25-16 duke udhëhequr 2-1 lojën.

Tirana nuk dorëzohet kaq lehtë dhe në setin e katërt arrin të fitojë 25-23 duke barazuar në 2-2 dhe duke lënë fatin e kësaj përballjeje në setin e pestë dhe të fundit.

Vllaznia bën gjithçka mirë dhe fiton 15-10 setin e pestë dhe krejt takimin në shifrat 3-2. Me këtë fitore të rëndësishme ndaj Tiranës Vllaznia përforcon edhe më shumë pozitat në vendin e dytë të renditjes.

Shkodranët këtë sezon kërkojnë të fitojnë titullin kampion duke qenë se deri më tani kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në kampionat.

Një fitore ka marrë edhe skuadra e Vllaznisë në volejboll për femra në këtë javë. Vajzat kuqeblu fituan 3-1 në përballjen e luajtur ndaj Lushnjes në palltin e sportit “Qazim Dervishi”.

Setin e parë e fitoi ekipi vendas me rezultatin 25-10 duke marrë kështu menjëherë avantazhin në 1-0. Në të dytin skuadra lushnjare tregon se nuk është për shëtitje në Shkodër dhe barazon në 1-1 duke e fituar 25-17.

Vajzat shkodrane nuk gabojnë më duke mos i dhënë asnjë shans tjetër ekipit mik pasi arrijnë të fitojnë 25-13 setin e tretë dhe 25-14 setin e katërt dhe krejt takimin në shifrat 3-1.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FITON 1-0 KRYENDESHJEN ME DINAMON
Artikulli tjetërBASHA: PROCEDIMET PENALE NUK E NDALIN PARTINË DEMOKRATIKE