Vllaznia në volejboll për meshkuj ka bërë kthesën e shumëpritur në kampionat. Shkodranët kanë fituar 3-1 ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj ekipit pretendent për titullin kampion Farka Volej.

Një fitore të vështirë ka marrë ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra. Vajzat shkodrane fituan 3-2 ndaj Partizanit duke qenë kështu brenda objektivave për vendin e katërt. Ndryshe nga ekipet e volejbolli, vajzat basketbolliste të Vllaznisë kanë humbur në Shkodër përballë Goga Basket me rezultatin 60-73. Ka qenë një sfidë që është administruar më mirë nga ekipi mik. Ndryshe nga sezonet e kalaura këtë vit basketbollistet femra të Vllaznisë ndodhen në një situatë jot ë mirë për shkak edhe të mungesës së lojtarëve në ekip.

Artikulli paraprakFUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA E NIS ME FITORE
Artikulli tjetërNIS TURNEU NDËRKOMBËTAR I XHUDOS “NËNË TEREZA”