Vllaznia e volejbollit të meshkujve ka marrë fitoren e parë në Ligën “Gjergj Kastrioti”, duke mposhtur Partizanin në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Volejbollistët kuqeblu triumfuan me rezultatin 3-1 në këtë përballje. Takimi nisi mirë për shkodranët, të cilët fituan me rezultatin 25-22 setin e parë. Ndërkohë që, në të dytin, kishin epërsi të thellë ndaj Partizanit dhe e fitojnë atë lehtësisht 25-15.

Megjithatë, Partizani nuk hoqi dorë nga pretendimet e tij dhe fitoi setin e tretë 25-23, duke rihapur ndeshjen, por vetëm për pak minuta, sepse Vllaznia do të “zgjohej” sërish në setin e katërt, të cilin e dominoi dhe e fitoi me shifrat 25-21. Kështu, përfundimisht Vllaznia merr një fitore me rezultatin 3-1. Pas ndeshjes, trajneri i ekipit kuqeblu, Artan Kalaja, u shpreh i kënaqur me atë që skuadra e tij dha.

Nga ana tjetër, trajneri i Partizanit, Ylli Tomorri, tha se fitoi ekipi më i mirë.
Me këtë fitore, Vllaznia është ngjitur në kuotën e 4-pikëve, po aq sa edhe Skënderbeu dhe Partizani, duke ndarë me njëri-tjetrin vendin e dytë, të tretë dhe të katërt të grupit, teksa atë e kryeson Ferizaj me 6-pikë.

Artikulli paraprakTRAJNERI OSMANI: TA MBYLLIM ME FITORE VITIN
Artikulli tjetërSHKODËR, MASHTRONIN QYTETARË PËR TË INVESTUAR NË TREGJE FIKTIVE, NË PRANGA 2 PERSONA