Drejtues dhe volejbollistë shpërthejnë në akuza për arbitrin kryesor të ndeshjes Tirana-Vllaznia, e vlefshme për gjysmëfinalen e dytë dhe e fituar nga kryeqytetasit 3-0.

Gjyqtari Eduart Preka është vënë në shënjestër nga drejtori i “Sport Klub Vllaznia” Mark Kroqi dhe dy prej volejbollistëve të Vllaznisë Renato Kola dhe Fatjon Çekini për gjykim krejtësisht të njëanshëm dhe për gjendjen e tij të dehur. “WC publike” e quan drejtori Kroqi arbitrin Preka ndërsa rrëfen se si ka ndikuar drejtpërdrejtë në setin e dytë duke dhënë tre kartona të kuq dhe dy të verdhë për Vllazninë kur rezultati ishte 23-24 në setin e dytë dhe shkoi 26-24 për Tiranën sepse kartonët e kuq kthehen në pikë për kundërshtarin. Gjykimet kanë dëmtuar edhe ekipe të tjera të Vllaznisë thotë drejtori Kroqi. “Sport Klub Vllaznia” kërkon që kjo skenë dhe këto fakte në ndeshjen gjysmëfinale të Play Off Tirana-Vllaznia të jenë pjesë e diskutimeve nga Komisioni i Disiplinës dhe më pas do shihet nëse do kërkohet apo jo të zhvillohet edhe njëherë ajo ndeshje. Volejbollisti Renato Kola e quajtur “pijanec” dhe “ordiner” arbitrin Eduart Preka të ndeshjes Tirana-Vllaznia ndërsa Fatjon Çekni thoë se ai arbitër ka sharë me fjalë banale dhe një fjalor të pisët lojtarët shkodran. Ajo që pritet është se si do të reagojë dhe çfarë vendimi do të marrë fedetara e volejbollit pas kësaj humbje të pamerituar në ndeshjen e dytë të Vllaznisë duke mos i dhënë shansin e zhvillimit të ndeshjes së tretë ku do diskutohej bileta për finale.

Artikulli paraprak“STAR SPORT”, NË FOKUS VLLAZNIA DHE TËRBUNI
Artikulli tjetërTAKSAT DHE TARIFAT PËR BIZNESIN SHTYHET AFATI DERI ME 30 QERSHOR