Vllaznia në volejboll për vajza ka arritur të mbyll me fitore ndeshjen e luajtur kundër Barletit volej në pallatin e sportit Qazim Dervishi në Shkodër. Vajzat kuqeblu fituan me rezultatin 3-1 ndaj ekipit të kryeqytetit duke u rënditur në vendin e katert në kampionat. Pavarësisht fitores trjaneri i Vllaznisë Besnik Bisha shprehet se ekipi për momentin bazohet tek vajzat e huaja pasi kanë më shumë pervojë se vajzat shqipare.

Nga ana tjetër presidenti i Vllaznisë në volejboll për vajza Florian Zekja shprehet se ka nisur afrimi i lojtareve të reja pasi ekipi ka nevoje per lojtare te tjera me me pervoje.
Ndeshjen e radhës Vllaznia në volejboll për vajza do t’a ketë ndaj ekipit të Partizanit.

 

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET PROFESORI FADIL GALIQI
Artikulli tjetërTRAFIKIM I LËNDËVE NARKOTIKE DREJT MALIT TË ZI, NË PRANGA 3 PËRSONA