E ftuar në emisionin Tonight Star Plus kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka theksuar se do bëj detyren time si pjesë e ekzekutivit,pavarësisht bindjes politike,do të veproj sipas ligjit. Pres vendimin e gjykates kushtetuese per 30 qershorin, ka thene Ademi.Nuk besoj në legjimitietin e Keshillit Bashkiak por ligjërisht administrata duhet të funksionojë pavarësisht bindjeve.

Lidhur me situatën e krijuar dhe funksionimin e bashkisë dhe vendimarrjen e Këshillit Bashkiak,Ademi ka theksuar se pasojat jane te nje peshe e pergjegjesie politike,pasi nuk kemi perfaqesim real.Mazhoranca nuk ka dëshirë për të komunikuar,mban qendrime radikale qe nuk afrojnë zgjidhje.

Sipas Ademit situata aktuale politike është e pashkelur,nuk ka ndodhur ndonjëhere ne historine e demokracise,ndërsa ka shtuar se“nuk pres reflektim nga Rama por nga nivelet
me të ulta lokale që duhet të kenë bashkëpunim.Shpresoj qe zgjidhja te ndodhe vitin tjeter,do e vuajme,pres zgjidhje institucionale ,referuar ligjit, jam kunder marreveshjeve poltike “.

Ademi shprehet se nuk jemi në kohën e revolucioneve të dhunshme,por të zgjidhjeve demokratike.Kandidimi është një sipermarrje që duhet të garantoje gjithëpërfshrjen nuk është zgjidhje personale. Refuzimi i pjesmarrjes në procesin e 30 qershorit pati kosto politike por duhej bërë,në të mire të demokracisë.

 

Artikulli paraprakNË KATËR VITE,31 MIJË KËRKESA PËR DIVORCE,MES TYRE DHE PADI FIKTIVE PËR “LETRA EMIGRIMI”
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME