Bukuroshja shqiptare Sindi Marina vajza nga Shkodra, me banim në SHBA e cila u shpall fituese e cmimit “Miss Universe Albania” është pritur paraditen e kësaj të Enjte nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi në zyrën e kësaj të fundit.

Mes shumë emocionesh që rikthehet në vendin e saj të lindjes vajza nga Shkodra tha se nuk e ka besuar kur juria ka thënë emrin e saj si fituese e spektaklit të bukurisë i cili u mbajt me 7 Qershor në Korenë e Jugut, teksa foli edhe për bukuritë që natyra i ka dhuruar qytetit të saj Shkodrës. 21-vjeacarja shoqërohej nga babia, nëna , dy vëllëzërit e saj si dhe nga producenti Eduard Deda

Ndërkohë Kryebashkiakja Voltana Ademi tha se kjo vizitë më emocionoi pa pasë e aq më tepër kur e mendon se mes 19 bukurosheve shqiptare, fituese e cmimit të parë kurorëzohet një vajzë shkodrane

E ëma e saj Kristina Marina një ish volejbolliste talentin dhe pasionin për volejbollin ia ka trashëguar edhe së bijës, Sindi Marina,

Cindy Marina është zgjedhur Miss Univers Albania 2019, në garën e zhvilluar mes 19 vajzave të cilat konkurronin për kurorën e më të bukurës. Ajo përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e 68-të të Miss Univers 2019 i cili këtë vit u mbajt në Korenë e Jugut.

Artikulli paraprakIRSH PUBLIKON SONDAZHIN E SAJ PËR BASHKINË
Artikulli tjetërKAPET NË LEZHË I KËRKUARI NGA ITALIA PËR PROSTITUCION