Kryetari i shoqates “2 prilli” , Ibrahim Bilali ka reaguar ashper per vendosjen e Gramoz Ruçit ne krye te parlamentit shqiptar, e mbi te gjitha eshte shprehur i zhgenjyer thellesisht per 3 votat e rrjedha nga partia demokratike.

Ai tha se kjo tregon se te mandatuarit e ri te opozites jane te shitur . Kryetari i shoqates “2 prilli” tha eshte se pavareisht se vendosja e Ruçit ne krye te kuvendit vulosi zhgenjimin e demoktateve te ndershem, ajo eshte tregues se demokratet e veshur me pushtet prej 27 vitesh nuk kane bere asgje per pastrimin e figurave te regjimit komunist.

Deputeti i PS Gramoz Ruçi u zgjodh ne postin e kreut të Kuvendit te shqiperise pasi me votim të fshehtë mori 80 vota pro, 40 kundër dhe asnjë abstenim. Deputetët e Lëvizjes Socialsite për Integrim bojkotuan votimin ndërsa Partia Demokratike votoi kundër, me përjashtim të 2 deputetëve të saj në rastin më të mirë, të cilët bazuar në llogaritë matematikore votuan pro emërimit të Ruçit në krye të Kuvendit. 1 votë u shpall e pavlefshem.

Artikulli paraprakPOLICIA BËN ‘BILANCIN’ E VERËS
Artikulli tjetërNIS SHKOLLA, JA MASAT QË KA MARRË POLICIA PËR DITËN E NESËRME