Edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka zgjedhur të votojë në orët e para të mëngjesit, konkretisht rreth orës 07:45. Ai ka votuar tek qendra e votimit e vendosur tek Liceu artistik. Ruçi bëri apel për qetësi, maturi dhe vendosmëri ndërsa u shpreh diktatura në Shqipëri nuk mund të rikthehet më.

“Siç e patë unë jo vetëm që votova por edhe zgjodha. Besoj se nuk keni dyshim për kë kam votuar. Zgjodha sepse kemi dy kandidatë. Do ishte shumë mirë të kishim më shumë kandidatë në 61 bashkitë. Sot nuk është dita të analizojmë këtë çështje. Sot është dita të bëjmë apel për qetësi, maturi dhe vendosmëri që do të thotë procesi të jetë i qetë, të marrim pjesë dhe vendosmëri për të vazhduar reformat e vendit. Do shpresoj dhe besoj që klasa politike shqiptare që nga dita e hënë, as ata që vendosën të mos marrin pjesë në zgjedhje dhe as mazhoranca të mos zhvendosen nga ajo që ka më shumë rëndësi. Nuk ka burrë nëne të vendoset diktatura veçanërisht në Shqipëri”, tha Ruçi.

Artikulli paraprakBRAÇE HEDH VOTËN I PARI NGA QEVERIA, KA DHE NJË MESAZH PËR SHQIPTARËT
Artikulli tjetërNIS I QETË PROCESI I VOTIMIT NË DURRËS, QYTETARËT I DREJTOHEN KUTIVE