Ekstradohet nga Viena një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm

Nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Viena, Austri drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Viktor Pelivani, 43 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në maj të vitit 2018 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.

Më datë 07.08.1999, rreth orës 23:00 Viktor Pelivani në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe J. B. ka hyrë për të vjedhur lekë në shtëpinë e shtetasit B. D., duke vrarë këtë të fundit dhe bashkëshorten e tij N. D.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Viena u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit Viktor Pelivani.

Artikulli paraprakEURODEPUTETJA ME ORIGJINË SHQIPTARE KËRKON NEGOCIATAT PËR SHQIPËRINË
Artikulli tjetërANKETA E BSH: 19 % E FAMILJEVE BORXHLIE USHQEHEN ME LISTA, NUK PAGUAJNË DOT MALLRAT QË BLEJNË