Vranësira të shpeshta të cilat herë pas here pësojnë zhvillim dhe sjellin reshje shiu e dëbore dominojnë deri pasdite në vendin tonë. Mbrëmja sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C në zonat malore deri në 14°C në Jugperëndim.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Rajoni dhe Europa: Vijon ndikimi i motit të vranët, shirave të rrëmbyeshme dhe erës së fortë në Europën Jugore dhe Qëndrore, po ashtu rreshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulta do ketë veriu i kontinentit. Ndersa rajoni Lindor i Europës vijon me kthjellime.

Artikulli paraprakMSH: NJERI PREJ POLICËVE TË PLAGOSUR NË PROTESTË RREZIKON HUMBJEN E SYRIT!
Artikulli tjetërJA SA GAZETARË JANË VRARË NË VITIN 2020