Territori i Shqipërisë vijon të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë. Sipas MeteoAlb, paraditja e sotme do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Duke filluar nga pasditja dhe në vijim vranësirat priten të jenë më të dukshme në zonat malore, por mbrëmja sjell përmirësimin gradual të motit dhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 13 º C deri në 35 º C.

Era do të fryjë normalisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Artikulli paraprakVITI I RI SHKOLLOR/ KRYETARI I KUVENDIT RUÇI, NË SHKOLLËN ‘PETRO SOTA’ NË FIER: NDERIME MËSUESVE
Artikulli tjetërUNESCO: SHQIPËRIA NDËR VENDET ME EMIGRACIONIN MË TË LARTË TË NJERËZVE TË ARSIMUAR NË EUROPË