Vrasësi i kryeministrit serb: Ballistin e pret ‘kryqëzimi’

 

Milorad Luković ‘Legija’ nga burgu ku po vuan dënimin për vrasjen e ish-kryeministrit Zoran Xhinxhiç ka kërcënuar Ismail Morinën nëse do të ekstradohet në Beograd për t’u gjykuar për dronin që ngriti para tre vitesh. “Huliganin shqiptar e pret “kryqëzimi i përgjakshëm”, ‘Legija’ po përgatit mirëpritjen e Morinës!” shkruan gazeta serbe ‘Alo’. Anëtari i klanit famëkeq të Zemunit, Milorad Luković sipsa gazetës serbe “Alo” është shprehur se po përgatit bordin e mirëpritjes në një “dush të ajrosur” për ‘Ballistin’ nëse do të ekstradohet në burgjet serbe. Aktualisht Ismail Morina ndodhet në burg në Kroaci në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë për ekstradimin, pasi gjykata e Shkallës së Parë vendosi pro. Por Ballisti beson se Gjykata e Lartë do ta rrëzojë, ndërsa shpresa e fundit është ministri i Drejtësisë së Kroacisë. Shteti shqiptar, FSHF dhe familja Morina kërkojnë që të bllokohet ekstradimi, pasi në Serbi Ballistit do i rrezikohej jeta. Ndërsa deklarata e fundit e huliganit është një tjetër fakt, se Ismail Morinës në Serbi do i rrezikohej seriozisht jeta. Ismail Morina u ndalua para rreth dy muajsh në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë, teksa po tentonte që të kalonte për në Itali. Pas verifikimeve rezultoi se ishte në kërkim nga Serbia duke sjellë edhe arrestimin e tij dhe nisjen e proceseve gjyqësore, ndërsa Morina ka nisur edhe një tjetër proces për bllokimin e ekstradimit, që është azili politik. Vëllai Ballistit:Kërcënime ironike nga kriminelë serbë Pas lajmit të bujshëm se vrasësi i ish kryeministrit serb, Milorad Luković ka kërcënuar Ismali Morinën duke thënë se e pret kryqëzimi ka reaguar edhe vëllai i Ballistit, Xhavit Morina. Ai shprehet se ky është një kërcënim ironik nga kriminelët serb dhe se po kërcënohet pikërisht nga ata që u bënë të famshëm duke vrarë gra dhe fëmijë.

Artikulli paraprakGJENDET I MBYTUR ROJA I NJË LOKALI NË PLAZH
Artikulli tjetërREAGON MINISTRIA E DREJTESISE :AUTORITET TË MBAJNË PËRGJEGJËSI PËR MOSVEPRIM