Ambasadori britanik në Tiranë Duncan Norman ka reaguar në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Norman thekson se drejtësia duhet të vendoset për këtë rast, ndërsa shton se zgjidhja duhet të vijë në mënyrë paqësore.

Deklaratë e Ambasadorit britanik Duncan Norman:

“I shprehim solidaritin dhe ngushëllimet familjes së Klodian Rashës. Drejtësia duhet të vendoset. Dhe duhet parë se po vendoset.

Ne e kuptojmë pse njerëzit janë të zemëruar dhe mbështesim të drejtën për protestë paqësore. Le t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore.”

Artikulli paraprakVRASJA E TË RIUT DHE PROTESTA, OSBE THIRRJE: PËRMBAJTJE NGA ÇDO LLOJ DHUNE, TË LEJOHET LIGJI TË VEPROJË
Artikulli tjetër“VDEKJA E TË RIUT MË KA PREKUR SHUMË”, AMBASADORI GJERMAN ZINGRAF: NGJARJA TË ZBARDHET PLOTËSISHT, POR DHUNA S’ËSHTË ZGJIDHJE