Vrasja e Kennedit,Trump: Do publikohen dosjet sekrete

Donald Trump ka thënë se ka në plan të lejojë hapjen e një liste të dosjeve të klasifikuara gjatë vrasjes së ish-presidentit John F Kennedi. Dosjet janë planifikuar të hapen nga Arkivi Kombëtar i SHBA më 26 tetor. Kennedit u qëllua për vdekje nga një snajper më 22 nëntor 1963 në Dallas, Texas. Arkivi Kombëtar ka publikuar shumicën e dokumenteve që lidhen me vrasjen, por një grup dokumentash kyçe mbeten ende mister. Ekspertët e vrasjes së Kennedit, nuk mendojnë se grupi i fundit i dokumenteve përmban ndonjë bombë, sipas një raporti të Washington Post. Por dosjet mund të hedhin më shumë dritë mbi aktivitetet e Lee Harvey Oswald në Mexico City, vetëm disa muaj para vrasjes. Oswald u arrestua në Dallas ditën që vrau Kenedin dhe u akuzua për vrasjen e presidentit. Ai mohoi akuzat. Në një intervistë Larry Sabato, drejtori i Qendrës për Politikë të Universitetit të Virxhinias dhe autor i një libri mbi Kennedy , tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se”Publiku amerikan meriton të njohë faktet, ose të paktën meritojn të dijë se çfarë ka fshehur qeveria prej tyre për të gjitha këto vite.

Artikulli paraprakLUFTA NDAJ KANABISIT E KRIMIT, RAMA: FBI BËN VETTINGUN E POLICISË
Artikulli tjetërSEKUESTROHET DROGË NË THELLËSINË E NJË TUNELI, 7 TË ARRESTUAR