Disa persona të shoqëruar për vrasjen e 53 vjeçarit Agron Xhezairi në Ksamil, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e ë së dielës.

Sipas policisë së Sarandës, po hetohet zyrtarisht pista e gjakmarrjes, duke marrë parasysh dinamikën e kryerjes së krimit. Sipas grupit hetimor, autorët e vrasjes kanë qëlluar nga rrethimi i shtëpisë fqinje e cila aktualisht është e pabanuar. Banesa e viktimës, ndodhet në një zonë të veçuar të Ksamilit, ndaj autorët e kanë pasur të lehtë shënjestrën. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se viktima fillimisht ka mbetur i plagosur para shkallëve të banesës dhe ka tentuar që të futet në shtëpi por autorët e kanë qëlluar sërish duke e lënë të vdekur në vend disa metra më tutje në hyrje të banesës. Xhezairi është babai i 20 vjeçarit të shpallur në kërkim Albi Xhezairi, i akuzuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit në fshatin Shëndelli, ngjarje e ndodhur më 25 shtator.

Artikulli paraprakDIBËR, 45-VJEÇARI KAPET DUKE TRANSPORTUAR 5 KG KANABIS GJATË NATËS
Artikulli tjetërTURQI – SHPËRTHIMET NË STAMBOLL, ARRESTOHEN 118 ANËTARË TË PARTISË PRO KURDE