Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot brenda ambienteve të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës. Mësohet se një zyrtar i sigurimit ka ekzekutuar punonjësin e lokalit që ndodhet brenda ambienteve të Agjencisë. Mediat e Kosovës bëjnë të ditur se viktima është I.S, rreth moshës 30-vjeç.

Pas të shtënave, ai ka marrë plagë të rënda në trup dhe është dërguar me urgjencë në QKUK, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 30-vjeçari ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Agjencisë së Inteligjencës:

“Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, ka thënë AKI në njoftimin për media.

Rasti, sipas AKI-së, nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së. Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent.

Artikulli paraprak‘EKONOMIA’/ OPOZITA BOJKOT, RAPORTON AHMETAJ: BUXHETI PËSOI GODITJE, VIT REKORD PËR TURIZMIN DHE INVESTIMET E HUAJA
Artikulli tjetërKOSOVA SI SHQIPËRIA, NIS SEANCA E JASHTËZAKONSHME NË KUVEND, OPOZITA E BOJKOTON