Gjykata e Durrësit lë në burg të riun që vrau me thikë një adoloshent në durrës. 17 vjeçari Devid Lala e ka pranuar krimin duke shfaqur pendensë.

Gjykta ka dhenë masen e sigurisë arrest me burg per përsonin qe vrau me thikë 16 vjecarin Angjelo Gjokazaj ne Durrës pak ditë më parë.

Mesohet se 17 vjeçari është në gjendje të rëndë psikologjike dhe se e ka kryer vrasjen për motive te dobëta pas një sherri banal.

Gjykata e Durrësit vendosi dje masën “Arrest me Burg” për Dejvi Lala 17 vjeç. Masa e sigurimit në ngarkim të Dejvi Lala është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak se i arrestuari është i mitur.

Ai akuzohet per vrasjen e Angelis Gjokazaj 16 vjeç. Ngjarja ka ndodhur me datën 2 në lagjen numër 15 Durrës. Dy të rinjtë janë konfliktuar, ndërsa më pas Lala e ka qëlluar disa herë Gjokazajn me thikë duke ndërruar jetë në spital.

Kujtojmë se ngjarja tronditi mbarë opinionin në Durrës, për shkak të moshës shumë të re të djalit që humbi jetën. Sherri mes të dyve kishte nisur nga një konflikt me fjalët ”pse më shikon, ç’ke që më shikon”.

Artikulli paraprakSHERR ME THIKA MES SHQIPTARËVE ,DY TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërVDES NJË FËMIJË,MJEKËT: ISHTE ME GRIP