Piloti grek Babis Anagnostopoulos ka vendosur t’ia kalojë të gjithë pasurinë e tij vajzës së vogël, Lidia.Pasi u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij Caroline, ngjarje që shkaktoi tronditje të madhe në opinionin publik për mënyrën se si kishte kryer ekzekutimin dhe u përpoq të largonte hetimet nga vetja.

Vendimi i Babis Anagnostopoulos vjen në një kohë kur prindërit e vajzës së ndjerë po mendojnë seriozisht ndryshimin e mbiemrit të vogëlushes Lidia. Babai i Caroline ka deklaruar në një intervistë se do të bëjë gjithçka që mundet që Babis Anagnostopoulos të mos e shohë sërish Lidian e vogël.

Babis Anagnostopoulos mbyti bashkëshorten e tij në një shtëpi në periferi të Athinës një vit më parë. Ai krijoi një skenar të “çmendur” për të kamufluar vrasjen më makabër të viteve të fundit në Greqi, duke bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Por, në fund rezultoi se Babis e mbyti 20-vjeçarjen britanike për vdekje me një jastëk para vajzës së saj 11-muajshe në orët e para të 11 majit të kaluar.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT, TEMPERATURA DERI NË 40 GRADË
Artikulli tjetërMARRËVESHJA UKRAINË-RUSI PËR GRURIN/ SI MUND TË REALIZOHET OPERACIONI I EKSPORTIMIT DHE A DO TË ULET ÇMIMI I USHQIMEVE?