Më shumë se 2 vite nga ngjarja e rëndë në Lezhë, ku David Qosja pas përplasjes me Policinë vrau efektin e FNSH-së së Shkodrës, Ardian Kodrën, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e ka dënuar atë me burgim të përjetshëm me vendim të formës së prerë. Vendimi i Apelit është dhënë disa muaj më parë, ndërsa janë rrëzuar pretendimet e Qosajt për gjendjen e tij shëndetësore.

Gjatë gjykimit në Shkallë të Parë, mbrojtja pretendoi se në momentin që ka ndodhur ngjarja, i pandehuri i gjetur fajtor në të dyja shkallët e gjyqësorit, vuante nga një turbullim psikik, që ka ulur ekuilibrin mendor për të kuptuar dhe kontrolluar plotësisht veprimet apo mosveprimet e tij.

Me gjithë këto pretendime, nga akt-ekspertimet rezultoi se Qosaj ishte i përgjegjshëm para ligjit, duke u dënuar kështu me dënimin kapital, vuajtjen e të cilit do ta bëjë në një burg të sigurisë së lartë. Procesi në Apel për David Qosajn zgjati më shumë se një vit, kjo pasi Apeli e dërgoi dosjen në Gjykatën e Lezhës për kompetencë.

Por dosja u kthye sërish te Krimet me vendim të Gjykatës së Lartë në shtator 2018-s, ku vazhdoi gjykimi rregullisht. Duke iu referuar dosjes, ngjarja ka ndodhur në datë 2 shtator 2016 rreth orës 11:50. David Qosaj kishte dalë duke qëlluar me automatik dhe menjëherë atje shkoi policia bashkë me FNSH-në.

Pasi është organizuar lëvizja e trupave, mjeti tip blind, në të cilin ndodhej edhe viktima Ardian Kodra drejtues mjeti ka shkuar në anën e majtë të banesës në një distancë të afërt. Për shkak të gjeografisë së terrenit, udhëheqësit e operacionit kanë orientuar drejtuesin e blindit të spostohej disa metra me tutje për të pasur një fushëpamje më të plotë të banesës së

David Qosajt dhe pas kësaj është pozicionuar në një distancë optimale, nga ku mund të shiheshin dhe lëvizjet e personit të dyshuar. Pas pak sekondash është parë drejtuesi i blindit, viktima Ardian Kodra, i cili ka dalë nga mjeti dhe është pozicionuar thuajse përballë banesës prapa një peme, e cila ndodhej fare pranë shtëpisë dhe u ka thënë shokëve të tij se është qëlluar dhe blindi. Po në këtë moment,

Ardiani, me armë në dorë ka thërritur emrin e të dyshuarit David dhe pas kësaj janë dëgjuar përsëri breshëri armësh dhe dikush nga një pozicion tjetër u ka thënë se “është vrarë Ardiani”. Pas kësaj ngjarje të rëndë autori David Qosaj u dënua me burg të përjetshëm nga drejtësia shqiptare.

Artikulli paraprakBASHKIA RIKONSTRUKTON TRE RRUGËT NË BËRDICË
Artikulli tjetërPLAGOSJE ME ARMË NË LEZHË, NË KËRKIM AUTORI