Pronari i një dyqani Fast Food doli përpara gjykatës për të marrë dënimin pasi vrau bashkëshorten e tij me një fritezë patatesh.

Një dëshmitar deklaron se e pa gruan të vraponte në mes të rrugës duke ulëritur se ishte djegur në të gjithë trupin.

Vetëm 6 ditë më pas Mavis Bran humbi jetën pasi nuk arriti ti mbijetonte djegieve të marra në 46% të trupit të saj.

Gjykata e Sëansea deklaroi se zoti Bran i hodhi një fritezë ku skuqte patatet, bashkëshortes së tij me vajin që ishte në temperaturën 160 celsius.

Çifti të cilët nuk kishin fëmijë, zotëronin një numër pronash dhe disa biznese të vogla në fshatin e tyre. Në 2018 ato hapën një kabinë Fast Food pranë shtëpisë së tyre.

Shumë të afër dhe fqinj të cilët e njihnin çiftin deklarojnë se ato gjithmonë grindeshin me njëri tjetrin dhe shajnë gjatë gjithë kohës.

Artikulli paraprakMBLIDHET OPOZITA E BASHKUAR, 3 PIKA NË RENDIN E DITËS
Artikulli tjetërARIU ZBRET NGA PEMA, SHFAQET NË RRUGË PËRBALLË TURISTËVE