Policia e Prizrenit njofton se kanë arritur ta arrestojnë shtetasin e Shqipërisë S.K, i cili më 4 qershor të vitit 2013 në Prizren kishte vrarë motrën e tij.

Sipas njoftimit të Policisë hetuesit rajonal në asnjë moment nuk i kishin pushuar hetimet lidhur me rastin dhe së fundmi kanë arritur që të sigurojnë informacione për të dyshuarin i cili po fshihej në Britani të Madhe dhe falë bashkëpunimit të Policisë së Kosovës dhe asaj britanike, sot është ekstraduar në Policinë e Prizrenit. Të dyshuarit S. K. pas intervistës në prani të avokatit mbrojtës, nga prokurori i shtetit i është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur më 4 qershor të vitit 2013, në rrugën “Qazim Berisha” , afër rrethit të Bazhdarhanes, ku i dyshuari pasi kishte kryer vrasjen kishte ikur në drejtim të panjohur

Artikulli paraprakZBATIMI I REFORMËS NË DREJTËSI MARKU-ZAGANJORI TAKIM 30 MIN
Artikulli tjetër‘NË GJUNJË OSE TË VRAVA’, SHQIPTARI TERRORIZON TË RINJTË ME ARMË LODËR