Gjykata e Krimeve të Rënda ka zhvilluar këtë të enjte seancën e radhës për Fadil Kasemin, i cili vrau bashkëshorten e tij gjyqtare, Fildez Hafizi. Sot ka dëshmuar Klodian Tafa,

drejtuesi i automjetit me të cilin Kasemi është larguar nga vendngjarja drejt komisariatit nr.1 të policisë në kryeqytet. Tafa është shprehur se Kasemi i ka dalë përpara makinës dhe i ka kërkuar ta merrte me vete, duke i drejtuar armën me fjalët: “Kam vrarë gruan, të vras edhe ty”.

Kasemi me doli para makinës. Kishte pistoletë në dorë. Me tha që do të hipte. I thashe: Nuk na lejon kompania te marrim persona te tjere. Kasemi me kercenoi duke me thene: Kam vrare gruan dhe te vras edhe ty nese nuk me merr.

Hipi ne makine dhe me kerkonte te ecja, pasi na u vu pas nje motor policie. Kalova kryqezimin poshte xhamllikut me semafor te kuq. Pas kryqezimit ai hoqi karrikatorin nga pistoleta. Me poshte u futa kundravajtje drejt komisariatit nr 1. Futa mjetin ne oborrin e komisariatit. Zbriti me armen ne dore dhe aty u ndalua nga policia.

Klodian Tafa, drejtuesi i automjetit me të cilin Kasemi u largua pas krimit
Avokati i Kasemit, Ilia Ilia: Dëshmitari gënjen askush se ka marrë peng. Kërkoj ballafaqim të tij me tre policët e komisariatit nr.1 të cilët deklarojnë tjetër gjë.

Mesditën e 31 gushtit 2017, Fadil Kasemi vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij gjyqtare, Fildez Hafizi. Çifti kishte përfunduar në divorc pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, por ndarjen nuk e kishte pranuar Kasemi.

Ai kishte tentuar edhe me herët të vriste Fildezin, në plazhin e Golemit verën e vitit 2015, por ndërhyrja e personave të tjerë e shpëtoi gjyqtaren. Edhe pse i armatosur me armë zjarri pa leje dhe në tentativë vrasje, Fadil Kasemi del nga burgu dhe dy vite më pas vret bashkëshorten gjyqtare, Fildez Hafizi, nënë e dy fëmijëve.

Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës i hoqi Kasemit kujdestarinë e dy fëmijëve dhe ia kaloi atë motrës së Fildez Hafizit.

Artikulli paraprakREFUZUAN DOSJEN E SHULLAZIT, ARTA MARKU UDHËRON HETIM DISIPLINOR NDAJ PROKURORËVE
Artikulli tjetërREFUZUAN SHORTIN PËR SHULLAZIN, 3 NGA 10 PROKURORËT TRANSFEROHEN NË RRETHE