Një hetim mbi një vrasje makabre ka nisur në Britaninë e Madhe. Një grua i ka pohuar policisë se kishte vrarë babain e saj dhe e ka varrosur në një kopsht. Barbara Coombes, 63 vjeç, është aktualisht në paraburgim dhe policia ka nisur hetimet për këtë vrasje.

Ajo ka shkuar vetë në stacionin e policisë ku ka pohuar se ka vrarë një burrë para disa viteve dhe se trupin e tij e kishte varrosur në një kopsht në Reddish. Detektivi Dan Clegg nga GMP tha se kanë nisur kërkimet në kopsht. “Pas raportit, kemi bërë një numër pyetjesh, me ndihmën e zyrtarëve të specializuar.

Filluan kërkimet në kopsht. Dua të falënderoj publikun deri më tani për mbështetjen e tyre për të na lejuar të kryejmë hetimet tona, jam i sigurt se kjo ka qenë shqetësuese për njerëzit në zonën lokale”, tha Clegg.

Artikulli paraprakXHAFAJ TAKON DISA AMBASADORË TË VENDEVE TË BE
Artikulli tjetërAKSIDENTI,ÇIFTI SHQIPTAR HUMB JETËN NË GREQI