Një vrasje për motive pronësia ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23.40 minuta të mbrëmjes të SË premtes (30 qershor 2017) në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër dhe sipas policisë gjithçka mësohet se ka ardhur pas një konflikti mes viktimës, Ilir Aliaj dhe autorit të dyshuar të ngjarjes, Dritan Ymeraj. Fqinjët kanë debatuar edhe herë të tjera për të njëjtën çështje.

Mbrëmjen e djeshme palët janë konfliktuar mes tyre fillimisht me fyerje. Më pas sherri ka degjeneruar në dhunë verbale e fizike. Në këto momente Dritan Ymeraj ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të Aliaj, në prezencë të djalit të tij, duke e lënë të vdekur në vend. Forca të shumta policie dhe FNSH e Shkodrës mbërriti në vendngjarje ku nisen hetimet dhe u vunë në kërkim të autorit.

Megjithëse deklarimet e familjareve të viktimës por edhe fqinjëve ishin se autori ishte larguar pas ngjarjes me automjetin e tij, policia kishte dyshime se ai ndodhej në banesë dhe për këtë kërkoi përforcimet e forcave RENEA nga Tirana.

Ardhja e tyre shënoi plot 5 orë kërkime dhe thirrje në banesën e autorit të dyshuar që jetonte i vetëm për dorëzim, por në fund rezultoi se ato kishin qenë të kota, pasi ai nuk ndodhej brenda.

Artikulli paraprakKËRKOHEJ NË TË GJITHË EUROPËN, KAPET NË ITALI NJË SHQIPTAR I SHUMËKËRKUAR
Artikulli tjetërSNAPCHAT KA NJË NDRYSHIM TË RI DHE SHUMË INTERESANT