Një 26-vjeçar nga fshati Trush i Shkodrës ka mbetur i vdekur pas një atentati me armë zjarri në fshatin Torovice të Lezhës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 5:00 të mëngjesit në aksin e vjeter rrugor të kufirin ndares me Shkodrem, ndërsa viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur shtetasi Ajet Qokthi. Ky i fundit po lëvizte si pasagjer në një kamionçinë sëbashku me kushëririn e tijë Agron Qokthi, kur janë qëllura me breshëri automatiku nga përsona ende të paidentifikuar. Autoret të cilet mendohet se kanë qenë të pakten dy përsona i kanë zënë prite në një kthese në zonë të pabanuar mjetit me të cilet po lëviznin kushërinj Qokthi dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku. Mjeti është qëlluar me armë në lëvizje, ndërsa nga të shtënat fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë 26-vjeçari i cili ka ndërruar jetë vetem pak minuta më vonë.Sipas të dhënave trupi i viktimes është përshkuar nga dy plumba të cilet i kanë marrë edhe jeten.Nga të shtënat fatmirëisht drejtuesi i mjetit nuk është lëndëruar, ndërsa ka qenë vete ky i fundit që ka njoftuar policinë dhe banorë të zones në lidhje me ngjarjen. Banoret thonë se eshe pse është njoftuar në kohë policia dhe autoambulanca kanë vonuar më shumë se 1 orë e 30 miniuta për të mbërritur në vendin e ngjarjes, duke deklaruar se po ti ishte dhënë ndihma e parë në kohë 26-vjeçari edhe mund të kishte shpëtur. Forca të shumta policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por pa mundur që të identifikojnë autoret e këtij krimi. Dyshimet e para të policisë bëjnë fjalë për një grabitje të mundëshme, pasi autoret mendohet se kanë ndjekur të gjitha lëvizjes e kamionçines, por sipas bluve po hetohen edhe pista të tjera. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit shtetasin Agron Qokthi i cili është i vetmi deshmitar i ngjarjes. Ai po merret në pyetje nga grupi hetimor dhe do të jetë dëshmia e tij e cila do të hedhe dritë mbi idenfikimin e autorëve të këtij krimi. Sipas të dhënave nga banorë të zones viktima ka rënë pre e grabitjes nga përsona të paidentifikuar edhe tre vite më parë po në të njëjtin vend ku ndodhi ngjarja gjatë së martës

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 26.09.2016
Artikulli tjetërKOLUMBI, FIRMOSET MARRËVESHJA E PAQES MES QEVERISË E REBELËVE