Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do vizitojë Tiranën në datat 7 dhe 8 mars. Vizita e kreut të shteit serb do zhvillohet në kuadër të punimeve të Samitit të Brdo-Briunit.

Situata në rajonin e Ballkanit dhe marrëdhëniet mes vendeve do të jenë temë e diskutimeve në këtë Samit.

Pjesëmarrjen dhe vizitën në kryeqytetin shqiptar e ka konfirmuar vetë presidenti serb gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Vuçiç tha se Samiti do të jetë një takim i rëndësishëm për të gjithë rajonin.

Gjatë diskutimeve me presidentin slloven, presidenti Vuçiç ka theksuar se për rishikimin e territorit me Kosovën duhet të dëgjohen dhe interesat e shqiptarëve

, ndërsa Pahor ka vënë theksin te impakti që do të krijojë në rajon. Marrëveshja Kosovë-Serbi, por edhe tema e nxehtë e kufijve mësohet se do të jetë në fokus të diskutimeve në Samit, shkruan Bota sot.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Vuçiç në Shqipëri, por e para si president. Në maj 2015 ai vizitoi Tiranën në cilësinë e kryeministrit të Serbisë, ndërsa disa muaj më parë, në nëntor 2014, kishte qenë kryeministri Edi Rama ai që vizitoi Beogradin.

Artikulli paraprakBIZNESET NË SHITJE, SHQIPËRIA KRYESON NË EVROPËN JUGLINDORE
Artikulli tjetërGRUAJA VDES DUKE MBAJTUR KARROCËN ME FËMIJËN E SAJ, SHKALLËVE NË METRO NË NJU JORK