Po zhvillohet sot në Tiranë Samiti i liderëve të BE. 27 liderë europianë bëhen bashkë në kryeqytetin shqiptar.Pjesë e këtij Samiti është edhe presidenti Aleksandër Vuçiç.

“Vendosëm të vinim të diskutonim për të gjitha çështjet. Ne mbetemi të përkushtuar për çështjen e dialogut dhe për negociatat me BE. Duhet të mbrojmë interesat tona shtetërore në përputhje me Kushtetutën tonë. A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste prej meje.

Unë jam realist dhe jam këtu të mësoj nga shumë njerëz , europianët dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë dhe besoj të marrim lajme të mira. BE kërkon harmonizim më të madh, të lutëm kini durim. Kjo nënkupton që është e rëndësishme të marrim mbështetjen e BE. Këto janë shenja të mira për të gjitha vendet tona. Besoj sot do të dëgjojmë për strategjinë e BE për të ardhmen.

BE ka kërkuar harmonizim të plotë, Serbia është vend i pavarur ne i dimë detyrimet tona. Kemi një situatë ndryshe sa i takon integritetit territorial të Serbisë në ’99 dhe do ta them se Serbia është shumë pranë Rusisë, Serbia është vend i pavarur nëse dikush do të thotë se jemi afër me Rusinë është arsye për të kritikuar dikë kur nuk ke asgjë për të shkruar.

Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze falsiteti, lajmesh të rreme, por e vërteta del. Serbia është vend i pavarur, është drejt rrugëtimit të BE.”, tha më tej Vuçiç.

Artikulli paraprakMESAZHI I FORTË I PRESIDENTES SË KOSOVËS NGA SAMITI I BE: VUÇIÇ VAZHDIMËSI E MENDËSISË SË VJETËR
Artikulli tjetërSHTYHET NË GJYKATËN E APELIT SEANCA PËR KËRKESËN E PD PËR NJOHJEN E STATUTIT! MUNGONTE GJYQTARJA