Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka ftuar indirekt Kosovën nga Turqia të marrë pjesë në “Open Balkan”.

Vuçiç thotë se nuk vë bast me Vjosa Osmanin për nismë, por thekson se Kosova do të përfitonte shumë nëse do i bashkohet.

Ai pranoi se Serbia do të ketë përfitime absolute nga “Open Balkan”, por shtoi se dhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut që kanë marrë pjesë gjithashtu do të kenë përfitime.

Disa ditë më parë, Vjosa Osmani në një linjë me Albin Kurtin e konsideroi nismën si një ide të rrezikshme që vonon integrimin europian të rajonit.

Artikulli paraprakSITUATA E COVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 780 RASTE TË REJA, 6 HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërPAS TIRANËS, BERISHA VIJON TURIN NË NJË TJETËR QYTET, JA KU DO E MBAJË ‘FOLTOREN’ E RADHËS ME DEMOKRATËT