Aleksandër Vuçiç ka pohuar se këtë vit Serbia do të përballet me një ultimatum për çështjen e Kosovës.

Presidenti serb tha edhe se vetëm pasi Serbia të ketë njohur Kosovën shtet, do t’i japin garanci për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Në një intervistë për Televizionin ‘Prva’. Vuçiç tha se Beogradit do t’i propozohet një zgjidhje për një status të posaçëm për serbët e Kosovës në disa fusha plus plani i Ahtisarit, duke shtuar se paskësaj ai do pyes popullin përmes referendumit.

Në lidhje me tensionet në rritje në Malin e Zi të cila kanë nisur prej një ligji të miratuar në parlamentin e Podgoricës për shtetëzimin e pronave të kishës, Vuçiç hodhi poshtë zërat se Serbia dhe ai janë të përzier në trazira, duke thënë se ai kurrë nuk futet në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Artikulli paraprakNUK DO TA BESONI! SHKENCATARËT TREGOJNË SE SHKUARJA NË UNIVERSITET JU SHTON JETËN KAQ VITE
Artikulli tjetërINFO PLUS – 24.02.2020