2 zjarrfikës vullnetarë nga Gjermania kanë dhuruar donacione për repartin zjarrfikës të Shkodrës duke i pajisur me materiale shtesë, si uniforma dhe mjete ndihmëse të cilat do të lehtësojnë menaxhimin e situatave emergjente.Micha Fritz dhe Florian Matuschowitz janë 2 djem të rinj të cilët kontribuojnë vullnetarisht në Gjermani në situata emergjente për mbrojtjen nga zjarri.

Sipas tyre ky është më shumë një mesazh për të rinjtë Shqiptar të cilët duhet të marrin shembull dhe të jenë sa më të ndërgjegjshëm për tu përfshirë vullnetarisht në situate emergjente ashtu sikurse veprohet në gjermani ku mjafton të mbushësh 18 vjec dhe të përfshihesh në trajnime falas.

Zjarrfikësit gjermanë thanë se vlerësojnë mikpritjen e zjarrfikësve në Shkodër dhe se ndihet i lumtur që kanë mundur ta ndihmojnë këtë qytet, përkatësisht shërbimin e zjarrfikësve

Ndërkohë shefi i sektorit të ndërhyrjeve pranë shërbimi zjarrfikës Ridvan Bushati shprehu falenderimet për 2 të rinjtë nga Gjermania që sollën këto donacione

Ndërkohë ata kanë premtuar edhe një automjet për repartin e shërbimit zjarrfikës të Shkodrës

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI TENTON TA PENGOJË NË SHKODËR, RAMA: MBASE PLANI ËSHTË PËR NJË 2 PRILL TJETËR
Artikulli tjetërSHKODËR, 10 ARTISTË SJELLIN TANGOT ARGJENTINASE