“Arrest me burg” ka dhënë gjykata e shkallës së parë në Shkodër për 6 të arrestuarit me 200 kilogram cannabis sativa.

Të arrestuarit e dyshuar si një grup i strukturuar kriminal që merreshin me trafikimin e drogës janë lënë në paraburgim teksa u njohën me masën e sigurisë.

Gjykata dha “arrest me burg” për shtetasit Ardit Haxhagiçi, 34 vjeç, Fatbardh Gostini, 37 vjeç nga Lezha, Neritan Saraçi, 51 vjeç, Rezart Cacani, 34 vjeç, Ramadan Dushaj 61 vjeç nga Malësia e Madhe dhe Vilson Noka, 27 vjeç nga Lezha.

Të gjashtë personat në sallën e gjyqit kanë mohuar të kenë lidhje me sasinë prej 200 kilogram të dyshuar si cannabis sativa. Të arrestuarit janë shprehur në sallën e gjyqit se ata nuk kanë qenë duke shkuar në drejtim të Laçit për të bërë pazare droge.

61 vjeçari Ramadan Dushaj, i dyshuari kryesor në këtë grup kriminal të dyshuar nga policia deklaroi në gjykatë se aktiviteti i tij janë prodhimet bujqësore.

Dushaj tha përpara gjykatës se ka rënë në grackën e policisë sepse kishte shkuar për t’u marrë vesh për tregtimin e produkteve bujqësore me të cilat ai merret dhe jo për drogë siç akuzohet.

Sipas 61 vjeçarit ai ka rënë në grackën e një personit të infiltruar nga policia. Dushaj ka tha se kishte shkuar për produktet bujqësore kur ka mbetur i çuditur më pas nga arrestimi. Edhe 5 shtetasit e tjerë të arrestuar kanë mohuar se ata kanë lidhje me 200 kilogramët e cannabis sativa që u gjetën në vendngjarje.

Ata janë shprehur se s’kanë patur fare dijeni për sasinë e drogës dhe se aty mund të bëhej një pazar i tillë siç dyshon policia dhe prokuroria. Prokurorja Ajola Prençi kërkoi “arrest me burg” ndërsa avokatët mbrojtës kërkonin masë tjetër lehtësuese.

Në fund gjyqtari Hasan Selimi dha masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë shtetasit. Ardit Haxhagiçi, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Rezart Cacani,

Ramadan Dushaj dhe Vilson Noka u arrestuan në aksin Lezhë-Milot teksa u sekuestrua 200 kg lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa ndërsa u shpallën në kërkim edhe dy shtetas të tjerë.

Sipas prokurorisë ky grup kishin qenë në përgjim kohët e fundit duke arritur tek finalizimi i operacionit të koduar “Ëest Univers”.

Artikulli paraprakTAKIM PËR ZHVILLIMIN E QARQEVE TË VERIUT
Artikulli tjetërRRETH 20 VITE PA INVESTIME NË RRUGËN TEK ISH-SMT