Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ministrat prezantuan objektivat e 100 ditëve të para të qeverisjes.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha në fjalën e tij prej 3 minutash në Asamble se prioritet do të jetë vettingu në Policinë e Shtetit. “Do të nisim vettingun në radhët e policisë brenda 100 ditëve të para. Përgatitja e kuadrit ligjor për procesin e vettingut në radhët e policisë. Forcimi i policimit në komunitet”, tha ministri. Xhafaj paralajmëroi më tej se në ditët në vazhdim do të ketë një operacion të Policisë së Shtetit me agjencitë e tjera ligjzbatuese.

“Lufta kundër krimit të organizuar është sfida kyçe për gjithë mandatin, por në këto 100 ditët do të shohë një sërë hapash që do të hidhen. Një raport zyrtar i monitorimit kombëtar të kanabisit do të jetë shumë shpejt publik. Do vazhdojmë me luftën kundër grupeve kriminale që merren me kultivimin. Operacion i mirëorganizuar i policisë së shtetit në ndërthurje me të gjithë agjencitë e shtetit. Përmirësim cilësor i policisë gjyqësore. Riorganizim tërësor të sistemit të hetimit në polici. Ngritja e strukturave të posaçme ndërinstitucionale për goditjen e paligjmërisë, si dhe menaxhimi i kufirit”, tha Xhafaj.

Artikulli paraprakRUÇI JEP DORËHEQJEN SI SEKRETAR I ASAMBLESË SË PS
Artikulli tjetërPREZANTOHEN ZV/ MINISTRAT E KABINETIT “RAMA II”