PAVARËSISHT PROJEKTEVE E NDËRHYRJEVE SITUATA ENDE PROBLEMATIKE. Xhamia e Plumbit vazhdon të lundrojë mes ujit. Shpesh herë janë premtuar investime të ndryshme apo nisma për rikonstruksionin e saj.

Deri më sot përveç ndonjë ndërhyrje të vogël ende nuk ka ndonjë investim për mbrojtjen totale të xhamisë së plumbit. Në një monument shekullor me vlera të veçanta kjo tufë delesh kullot përreth xhamisë së plumbit. Disa herë është thënë nga Prefektura e Qarkut Shkodër se uji nuk do të përmbyt më xhaminë e plumbit. Edhe pse prej ditësh reshjet e shiut kanë pushuar, xhamia e plumbit në një pjesë të saj ndodhet e zhytur në ujë çka tregon se këto ndërhyrje ose janë të pamjaftueshme ose nuk janë bërë ashtu siç duhet. U prit se qeveria e Kuvajtit do ta shpëtonte me një projekt që kapte vlerën e 200 mijë eurove. Përfaqësuesit e vendit arab patën zhvilluar edhe një takim me kryetarin e Bashkisë Shkodër Lorenc Luka por duket se gjithçka mbeti aty. Nga ana e saj edhe drejtoria e monumenteve të kulturës bashkë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Bordin e Kullimit në Shkodër kanë patur projekte për drenazhimin e tokës rreth Xhamisë së Plumbit. Gjithsesi uji vazhdon që të mos kullojë. Vitin e kaluar agjencia turke Anadolu Agency realizoi një vëzhgim për të shikuar gjendjen. Duke parë ambjentin përreth që mbushet me ujë si dhe urën e improvizuar për të hyrë në mjediset e brendshme, Agjencia Turke për bashkëpunim dhe Koordinim ka përfshirë në projektet e saj rikonstruksionin e xhamisë e plumbit. Pavarësisht ndërhyrjeve që shkojnë në miliona lekë, situata vazhdon që të jetë e njëjtë pa ditur se çfarë është bërë me të gjitha ato para e projekte. Me 16 nëntor 1990 në atë xhami u rikthye besimi. Edhe jubileu i 25-të i asaj date historike do ta gjejë xhaminë e plumbit duke lundruar mes të ujit.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/eh4R24uf1z0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKOPSHTARI: MJEKËT TË TESTOHEN
Artikulli tjetërGRABITJET NË VEND, PD REAGON NDAJ POLICISË SË SHTETIT