Xhelozia për një femër Shqiptari vret adoleshentin

Një i ri shqiptar, Femi Çela, akuzohet në Britaninë e Madhe si autor i vrasjes së një të riu me ngjyrë pak kohë më parë.Në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Selsdon të Londrës jugore, ka dëshmuar të enjten edhe e dashura e Femiut, i njohur edhe si Fabio.Vajza, Chloe Jansen, është shtatzënë dhe erdhi në sallën e gjyqit për të folur lidhur me raportet që ajo ka me Fabion 19-vjeçar, emigrant nga Shqipëria. Chloe tha në gjykatë se i dashuri i saj nuk është njeri i keq edhe pse ai bashkë me tre shokë të tij sulmuan djaloshin Andre Aderemi duke i marrë jetën pas 20 goditjeve me një send metalik. Andre humbi jetën ndërsa po transportohej për në urgjencën mjekësore. Ai aspironte të bëhej reper i njohur. Dyshimet janë se Femi Çela, 19 vjeç, banues në Selsdon, Londrën jugore, së bashku me 3 shokë të tij i kanë marrë jetën në Croydon 19-vjeçarit Aderemi pasi besonin se ai kishte ndërhyrë në çështjet dashurore të Fabios dhe të dashurës së tij Chloe. Sherri midis adoleshentëve degjeneroi në konflikt fizik pasi ata kishin shkëmbyer video fyese në rrjetin social Snapchat, pasi e dashura e Femi (Fabio) Çelës, Chloe Jansen kishte miqësi disa vjeçare me Andre Aderemi. Krimi ndodhi mes një blloku pallatesh. Kur Andre pa se po sulmohej nga tre djemtë, nxori një thikë për t’u mbrojtur. Por ata e futën në mes dhe i morën jetën në prani të shumë dëshmitarëve okularë. Në gjyq, Fabio si dhe të dyshuarit e tjerë për krimin e kanë deklaruar veten si të pafajshëm.

Artikulli paraprakAKSIDENT TRAGJIK NË ITALI, VDESIN 2 SHQIPTARË
Artikulli tjetërBERISHA NË ÇADRËN E PD: QEVERI TEKNIKE OSE MOSBINDJE CIVILE