Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, e cila kaloi sot vettingun.

Në fakt Manjani ka fituar një bast të vendosur më 22 janar për të cilin thotë se nuk do donte ta kishte fituar. Ai e cilëson të turpshme konfirmimin e Prelës dhe shton se shumë të tjerë u ndëshkuan dhe pse kishin më pak probleme se ajo.

“Do desha ta kisha humbur këtë bast, por nuk qe e thënë! Vettingu, që është i drejtë si drapri, nuk të fal! Shumë prej atyre që u ndëshkuan nuk kishin thuajse fare probleme krahasuar me zonjën Prela. Vijon t’i jepet dërrma drejtësisë dhe reformës! Turp!”, shkruan Manjani

Manjani Fb

Artikulli paraprakSHKODËR, SHANTAZHONIN NJË GRUA, ARRESTOHEN 2 PËRSONA
Artikulli tjetër“SHQIPËRIA VEND ME RËNDËSI KRITIKE”, NATO DOKUMENTAR PËR KUÇOVËN