Ambasadorja amerikane në Tiranë ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, një takim i parë pasi Nano mori detyrën.

Pas takimit drejtori Gledis Nano falënderoi SHBA-të për mbështetjen dhe u shpreh se lufta ndaj krimit e korrupsionit nuk mund të bëhet asnjëherë vetëm dhe se bashkë do ia dalim për të pasur më shumë siguri e rend në vend.

“Sapo zhvilluam një takim me znj. ambasadore. takimi u krey në kuadër të bashkëpunimit që policika e shtetit ka me të gjitha agjencitë ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara, si partneri ynë strategjik.

Ne kemi mbështetje të plotë nga SHBA dhe i sigurova znj. ambasadore se policia e shtetit do të jetë në nivelet më të larta të performancës për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Kjo është një luftë që nuk bëhet asnjëherë vetëm. Unë jam i bindur që bashkë do t’ia dalim për të pasur rend dhe siguri më tepër në vendin tonë”, tha Nano.

Nga ana e saj ambasadorja Kim rikonfirmoi edhe një herë mbështetjen e SHBA-ve për policinë shqiptare në punën e saj.

“Kisha një takim zshumë të mirë këtë mëngjes me z. Nano. Erdha për t’i uruar për pozicionin e ri. Për ne bashkëpunimi i ngushtë mes SHBA dhe Shqipërisë për ligjzbatimin mbetet i fortë. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë me të gjithë ndihmën që është e mundur. Z. Nano dhe unë jemi të dy mbështetës të fortë të prezencës së policisë”, tha Kim.

Artikulli paraprakLAJM I FUNDIT/ MINISTRJA MANASTIRLIU NË PARLAMENT: DO VENDOSIM ‘GREENPASS’ PËR TË HYRË NË LOKALE
Artikulli tjetërVUÇIÇ: SHIHEMI NË DHJETOR NË TIRANË, PAS 1 VITI E GJYSMË ASKUSH NUK DO NDALOHET NË KUFI