Është zhvilluar trajnimi i fundit me temë “Koalicioni për Zgjedhjen e Problemeve të Komunitetit me Abuzimin e Drogës dhe Alkoolit”. Në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik,

përfaqësues të Shërbimit Social, psikologë, mësues dhe nxënës të shkollave të mesme në qytetin e Shkodrës. Valbona Tula, drejtore e Shërbimit Social dhe pjesëmarrëse në këtë trajnim bën të ditur se se gjatë realizimit të këtij

projekti kanë evidentuar disa të rinj konsumatorë të rregullt të drogës.
Tula thotë se të gjitha grupet janë angazhuar maksimalisht për realizimin e këtij projekti.

Në përfundim të këtij trajnimi do bëhet edhe çertifikimi i të gjithë pjesëmarrësve në trajnimin për Zgjidhen e Problemeve të Komunitetit me Abuzimin e Drogës dhe Alkoolit.

Artikulli paraprakSHKODËR, TAKSITË NË PROTESTË: PO NA SHKATËRROJNË
Artikulli tjetërGJYLBEGAJ: QYTETARËT SHKODRANË SHEMBULL PËR TAKSAT