Menaxhimi I mbetjeve është një ndër problemet më të mprehta dhe acute.

Administrimi I mbetjeve është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e pushtetit lokal.Rritja e popullisë urbane në vitet e fundit e ka kthyer menaxhimin e tyre në një sfidë të vërtetë për qytetin e Shkodrës.Situata paraqitet tepër e rëndë pranë Zalllit të Kirit në afërsi të lagjes “Ajasëm” ku me tonelata mbetje shkarkohen aty në mes të ditë me mjete të ndryshme.Sic shihet edhe nga pamjet ky mjet I shkarkon inertet në mes të ditës ndërsa drejtuesi kërkon që të largohet me nxitim për të mos u identifikuar.Depozitimi I tyre në këtë ambjent përbën një shqetësim tepër të madh për ndotjen mjedisore që shkakton tek Lumi Kir, por edhe ndikon që shtrati I këtij lumi të pësojë devijim e të përmbysë zonat përrreth gjatë dimrit sic ka ndodhur rëndomë. Ka disa vite që në të dy anët e Zallit të Kirit që nis nga varrezat e dëshmorëve e përfundon këtu në këtë vend materialet inerte sillen nga zona të ndryshme të qytetit .Si pasojë në gjithë këto vite shtrati të lumit është ngushtuar .Si pasojë e këtyre inerteve të hedhura në brigjet e lumit Kir janë shkaktuar dëmtime të argjinaturave. Hedhja e pakontrolluar e inerteve ,nga firma të ndryshme ndërtimi dhe individë të papërgjegjshëm, në shtratin e lumit Kir,ka krijuar probleme tepër serioze për banorët e fsharave Kuç, Bardhaj dhe lagjeve Tepe dhe Ajasem. Një situatë e tillë, e shoqëruar edhe djegien e mbeturinave, depozitimin e përbashkët me mbetjet e rrezikshme, të industrisë etj., shkakton një sërë problemesh mjedisore si ndotja e ujit nëntokësor të , ujrave të lumenjve dhe ndotjes së ajrit.

Artikulli paraprakPOLICIA KUFITARE, VIJON AKSIONIN PËR SIGURINË NË PLAZHE
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, ORGANIZOHET EDICIONI I 18-të I LOGUT TË BJESHKËVE